Ushqimet më të mira për tu konsumuar gjatë verës

Temperaturat e larta me të cilat po përballemi gjatë kësaj jave, padyshim që ndikojnë në dehidratimin e trupit tonë.  Gjatë verës, duhet të konsumojmë ushqime që përmbajnë shuëm lëngje të në mënyrë që të shmangim dehisdratimin.

Sipas studimeve, rreth 80% e hidratimit vjen nga ushqimet që ne konusmojmë. Më poshtë janë disa ushqime që do iu ndihmojnë në këto ditë të nxehta vere.

1. Kungujt – përmbajtja e ujit deri në 95%

Ushqyesit kryesorë: Vitaminat A dhe C, kalium; magnez; antioksidantë.

Përfitimet: përmirësimi i shikimit dhe shëndetit imunitar

2. Shalqi – përmbajtja e ujit deri në 92%

Ushqyesit kryesorë: Vitaminat A dhe C; B6; kalcium.

Përfitimet: ndihmon në riparimin dhe mirëmbajtjen e muskujve dhe kockave

3. Spinaqi – përmbajtja e ujit 91-93%

Ushqyesit kryesorë: Vitaminat A, C dhe K, hekur, kalcium, acid folik, fibra.

Përfitimet: Shëndeti i përmirësuar i zorrës, tretja dhe rregullsia, si dhe mirëmbajtja e presionit të gjakut.

4. Pjeshkë – përmbajtja e ujit deri në 89%

Ushqyesit kryesorë: Vitaminat A, C dhe E, kalcium, fibra dhe antioksidantë. Studimet tregojnë se shumica e pjeshkave përmbajnë rreth 17% të konsumit të rekomanduar ditor të Vitaminës C.

Përfitimet: tretje e përmirësuar, shëndet imunitar dhe shëndet i lëkurës

5. Kos – përmbajtja e ujit deri në 88% (qumësht i thjeshtë, i plotë)

Ushqyesit kryesorë: proteina, probiotikë, kalcium.

Përfitimet: përmirësimi i shëndetit të zorrëve, shëndeti i kockave dhe presioni i gjakut.