Mësoni se kur do të ndodhë eklipsi i pjesshëm hënor më i gjatë i shekullit

Një eklips i pjesshëm hënor do të jetë i dukshëm të Premten dhe do të jetë më i gjati i këtij shekulli. Eklipsi pritet të ndodhë midis 18 dhe 19 Nëntorit dhe pritet të zgjasë për 3 orë e 28 minuta. Një eklips i pjesshëm hënor ndodh kur Toka kalon midis diellit dhe Hënës. Rreth 97 për qind e Hënës do të jetë nën hijen e Tokës.

Hëna duhet të duket se ka një ngjyrë të kuqërremtë-kafe ndërsa rrëshqet në hije, raportoi NASA.

Eklipsi do të jetë i dukshëm në shumë pjesë të botës, duke përfshirë Amerikën e Veriut, Australinë lindore, Zelandën e Re dhe Japoninë, sipas EarthSky.

Për vëzhguesit e Bregut Lindor të SHBA-ve, eklipsi i pjesshëm fillon pak pas orës 2 të mëngjesit, duke arritur maksimumin e tij në orën 4 të mëngjesit”, raportoi NASA. “Për vëzhguesit në Bregun Perëndimor, do të fillojë menjëherë pas orës 23:00, me një maksimum në orën 1 të mëngjesit