Ballina E spikatur MESSI KALON TESTET MJEKËSORE, VISHET ME NGJYRAT E PSG-SË

MESSI KALON TESTET MJEKËSORE, VISHET ME NGJYRAT E PSG-SË

Leo Messi shfaqet me ngjyrat e PSG-së. Fotografi i “El Mundo Deportivo”, Pep Morata, ka qenë dëshmitar i momentit të largimit të tij nga Spitali Amerikan, në Paris, ku u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore për llogari PSG-së.

Pas më shumë se dy orë ekzaminime mjekësore, ai u largua nga klinika i veshur me një kostum dhe me një maskë me ngjyrat e ekipit francez.

Argjentinasi pak më  vonë ka mbërritur në stadium “Parc des Princes“, ku ka pozuar me fanellën me numrin 30, që do të veshë në udhëtimin e tij të ri në Ligue 1.

Ish -lojtari i Barcelonës ka zbarkuar në Paris mesditën e kësaj të marte, ku u prit si perandor, ndërsa këtë të mërkurë, në orën 11:00, klubi i kryeqytetit francez ka programuar një konferencë për shtyp, ku pritet të bëhet prezantimi i “Pleshtit”.