Astronautët e NASA-s në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës që kanë rritur në hapësirë për katër muajt e fundit. Ata jo vetëm që kultivuan specat e parë djegës por i konsumuan në taco. Astronautja Megan MacArthur bëri ato që i quajti si “tacot e mia më të mira hapësinore” duke përdorur disa nga specat, pak mish lope dhe domate.
Por përtej argëtimit, astronautëve iu desh të regjistronin përvojën e tyre pasi tacot ishin pjesë e një eksperimenti më të gjerë nga NASA për të parë se çfarë lloj ushqimi mund të rritet në hapësirë, farat u sollën në ISS në qershor. Eksperimenti duket të jetë një nga hapat e parë për të ndihmuar në krijimin e burimeve të mundshme ushqimore për misione të gjata.
Astronautët mbollën farat në një habitat të avancuar bimësh, një kabinë zhvillimi e pajisur me më shumë se 180 sensorë dhe drita LED.
Specat, të cilët janë rritur në ISS që nga korriku, ishin nga Kili ‘Española Improved‘, i rritur në luginën e famshme Hatch të New Mexico.
Ekipi në Qendrën Hapësinore Kennedy mbolli specat pothuajse në të njëjtat kushte në Tokë për të parë nëse mikrograviteti dhe faktorë të tjerë në hapësirë ndikuan në rritjen e tyre.
NASA ka kultivuar tashmë lakër kineze, tre lloje marule, kale të kuqe ruse dhe lule zinnia në orbitë.