Ndikimi i sportit tek të rinjët

Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore,si dhe mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyjet kryesore pse të rinjtë kosovarë janë shumë pak të përfshirë në aktivitete sportive. Kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin psiqik dhe fizik të fëmijëve.

Ndikmi i sportit në shëndet
Mendja e shëndosh në trup të shëndosh” është fraza që e dëgjojmë shpesh, mirëpo, besohet se vetëm 15% e të rinjëve tanë janë të përfshirë në aktivitete të vazhdueshme sportive. Të rinjtë kanë nevojë për inkurajim dhe vetëdijësim, si në shkolla ashtu edhe në familje, se sporti është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën sociale dhe në shëndetin tonë.
Aktiviteti fizik, lidhet me rrezikun e reduktuar të mbi 20 sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe disa lloje kanceresh, e gjithashtu ndikon në reduktimin e stresit dhe depresionit, madje tek këto të fundit llogaitet të jetë mënyra më efikase dhe më e lehtë përballuese, dhe është këshilla e parë që merret nga psikologët për fëmijët me probleme të tilla shëndetësore.
Sporti ndikon drejtë për drejtë edhe në zhvillimin trupor, prandaj nuk është çudi se rreth 80% e basketbollistëve janë të gjatë. Gjithashtu është vërtetuar se sporti nga femijëria e hershme, ndikon edhe në rritjen e intelegjencës dhe rezultateve më të mira në shkollë.

Ndikimi i sportit në socializimin e fëmijëve
Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë, prandaj preferohet sidomos për fëmijët më introvert, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e aftësive komunikuese.
Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e bashkëpunimit (punën në grup), pranimin e fajit, përkrahjen, dhe diciplinën për ti realizuar qëllimet e përcaktuara; një mësim i ngjashëm me jetën në përgjithësi.