Ndikimi i ujit të ftohtë në sistemin tretës

Vera është koha kur rekomandohet të pini më shumë ujë, por shumë njerëz përdorin ujë të ftohtë apo edhe akull për t’u freskuar. Mirëpo, a ka dobi organizmi nga konsumimi i ujit të ftohtë?

Ekspertët thonë se uji i ftohtë gjithashtu mund të ndikojë negativisht në sistemin tretës duke e ngadalësuar atë. Temperatura e brendshme e trupit është rreth 36 gradë dhe prandaj për funksionimin dhe tretjen normale të trupit duhet të pini ujë me temperaturë të ngjashme.

Sahara Rose, një eksperte në fushën e mjekësisë tradicionale, deklaron se trupi ynë shpenzon shumë më tepër energji kur pimë ujë të ftohtë, duke na lënë më pak energji për shërimin dhe funksionet mendore.

Kur marrim ujë të ftohtë në organizëm, ka një ngushtim të enëve të gjakut, ndërsa duke pirë ujë të vakët enët e gjakut zgjerohen”, ka shtuar ajo

Shumë ekspertë, përfshirë Rose, rekomandojnë të konsumoni vetëm ujë vakët apo edhe ujë të ngrohtë, në mënyrë që tretja të jetë në gjendje optimale.