NË KLINIKËN E ORL-SË VENDOSEN IMPLANTET KOKLEARE TE DY PACIENTË

Medical Team Performing Surgical Operation in Modern Operating Room

Me asistim të mjekëve vendorë, në Klinikën e ORL-së të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekë të huaj kanë kryer operacione, duke vendosur implantin koklear te dy pacientë.

Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohen shpejt për në shtëpi.

Implanti Koklear (veshi bionik) është pajisje e kompjuterizuar, që vendoset në mënyrë kirurgjike te pacienti, i cili është i shurdhër ose ka dëmtime të thella të të dëgjuarit. Përmes kësaj aparature elektronike, stimulohet drejtpërdrejt nervi i dëgjimit dhe i jep mundësi pacientit të dëgjojë qartë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë Implanti Koklear është kryer në vitin 2012.

Mjekë ndërkombëtarë, bashkë me ata vendorë, deri tash, kanë kryer 59 ndërhyrje kirurgjike në vesh për vendosjen e Implantit Koklear.