Nga Besa e Pejës në klubin portugez Porto

Gentrit Salihu, djaloshi 18 vjeçar nga Ferizaj ka arritur të nënshkruaj kontratë me klubin e madhë portugez, Porto. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra e Portos në llogarinë zyrtare në faqen e Facebook-ut.

Salihu ka qenë pjesë e Besës së Pejës në stinorin e kaluar ndërsa ka luajtur në pozitën e mesfushorit.

Pasi është zyrtarizuar tek Porto ka thënë: “Është një ndjenjë shumë e mirë e papërshkrueshme”.

Në anën tjetë klubi pejan shkruan në FB: “Gentrit Salihu të falenderojmë për gjithë kontributin tënd nën fanelën e FC Besa dhe të deshirojmë rrugë të mbarë për në FC Porto . Të urojmë punë, punë dhe punë. Shpresojmë të të shohim sa më shpejtë në Kosovë me fanelën e Kosovës. FC BESA do të jetë gjithmonë shtepia jote”.