Nora Gjakova do të mbajë numrin me ngjyrë të artë

U shpall kampionë në lojërat olimpike në xhudo, tani Nora Gjakova do ta mbajë numrin me ngjyrë ari.

Nora Gjakova ia solli Kosovës medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’. Për 4 vite ajo do të ketë nderin që të mbajë numrin më ngjyrë të artë në shpinë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ajo ka bërë të ditur këtë për fansat e saj.

Si kampione Olimpike, tani do ta mbajë numrin me ngjyrë të artë në shpinë. Krenare”, ka shkruar Gjakova në profilin e saj në Twitter.

/Indeksonline/