Edhe pse u spekulua që kompania e re e bashkëthemeluesit të OnePlus, Cara Pei, kompania Nothing do të prodhojë telefona të mençur, nuk ka pasur garanci që do ta bëjë një gjë të tillë.
91 mobiles raporton për konfirmimin ekskluziv, që Nothing do të prezantojë telefonin e parë të mençur gjatë vitit të ardhshëmi.
Për fat të keq detaje tjera nuk janë zbuluar, por mund të pritet dizajni minimal gjithmonë duke u bazuar në filozofinë e kompanisë.
Se a do të vie sikur Nothing Ear-a (1), mbetet të shihet në muajt në vazhdim. Telefoni Nothing (1) nëse do të quhet kështu, do të ketë çip Snapdragon, pasi kompania së fundmi ka bashkëpunuar me Qualcomm.
Në raport gjithashtu përmendet mbushësi, Nothing Power (1), që do të mund të mbushte boshllëkun mes dëgjuese dhe telefonit Nothing do të mund të ishte i gatshëm për përdorim vitin e ardhshëm. /Telegrafi/