Osmani takon Clintonin: Është nënvlerësim të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Presidentja Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në New York është takuar me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

“Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnik do të ishte një nënvlerësim. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë duke qëndruar në New York në kuadër të margjinave të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.