Përurohet ngrohtorja e parë me biomasë në Kosovë

Bashkimi Evropian (BE) ka mbështetur ndërtimin e impiantit të ri për furnizimin me ngrohje qendrore të Gjakovës, i cili prodhon ngrohje dhe energji elektrike nga biomasa e drurit.

Ky është i vetmi impiant i kogjenerimit me biomasë në Kosovë. Burimet lokale të ripërtërishme sigurojnë furnizimin me energji dhe zëvendësojnë lëndët djegëse fosile të importuara.

Impianti i ri i financuar nga BE-ja do të ketë ndikim domethënës ekonomik dhe mjedisor në Gjakovë. Kështu, niveli i përgjithshëm i ndotjes në zonë do të ulet për më shumë se 90%.

Kostot e përgjithshme të projektit ishin mbi 15 milionë euro, duke përfshirë studimet përkatëse, mbikëqyrjen dhe punimet e ndërtimit.

Përurimi do të behët nga Ambasador Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së, Mentor Arifaj, Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Ardian Gjini, Kryetar i Gjakovës dhe nga Albana Skivjani, UD Kryeshefe e Ngrohtores së Qytetit.