Klubi basketbollistik “Prizreni -16”, ka arritur në finalen e parë në histori të klubit, duke triumfuar në gjysmëfinale të Superkupës ndaj skuadrës së Pejës.
Çereku i parë ishte thuajse i barabartë, i cili u mbyll 21-22 në të mirë të Pejës, gjersa Prizreni ishte skuadër më e mirë në çerekun e dytë duke mbyllur pjesën e parë me 10 pikë epërsi, 47-37.
Skuadra prizrenase ishte më e mirë edhe gjatë çerekut të tretë të cilin e mbylli 25-17, gjersa çereku i fundit Peja paksa u këndell megjithatë ishte e pamjaftueshme për të bërë diçka duke mbyllur epilogun e takimit me rezultat 96-85.
Prizreni kështu bën historinë duke e arritur finalen e parë që kur u formua si klub, dhe në finale të Superkupës do të ballafaqohet me fituesin e duelit Golden Eagle Ylli/Trepca që fillon nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Finalja do të luhet të dielën nga ora 17:00