Pse nuk duhet ta mbushni telefonin në veturë?

Shumica e shoferëve dhe pasagjerëve i mbushin telefonat në veturë, e sidomos në udhëtime të gjata. Megjithatë, ekspertët thonë se ky zakon gjatë udhëtimit me veturë është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund ta bëni.

Por cila është arsyeja? 

Portat USB të veturës zakonisht ofrojnë tension të ulët dhe telefoni merr më pak energji sesa duhet për të punuar. Përveç kësaj, kur vendosni të mbushni telefonin në një port USB me fuqi të ulët, telefoni “thith” energjinë me një ritëm shumë më të shpejtë se sa e mbështet porti.

Përveç kësaj, për shkak të tensionit të ulët sistemi i mbushjes konsumohet. Si rrjedhojë, do të vini re se telefoni ndalon së ngarkuari ose nuk mbushet fare. Gjithashtu një mbushës i dëmtuar mund të ofrojë energji të paqëndrueshme të pajisjes, duke shkaktuar mbinxehje, dëmtime të komponentëve të brendshëm ose në rast të rrallë, shkatërrimin e pajisjes.