Në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës janë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë.
Sipas SHSKUK-së, përzgjedhja e fëmijëve është bërë nga Klinika e Pediatrisë e QKUK-së.
“Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello”, thuhet në njoftim.
“Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello”.