A mund të sëmureni dy herë nga lija?

Lija shihet kryesisht si një sëmundje e fëmijërisë, e cila zakonisht është e padëmshme, por mund të shkaktojë probleme më serioze nëse të rriturit preken nga ajo.

Ajo është një sëmundje virale që bën që të sëmurët të shpërthejnë në skuqje, kruarje dhe njolla në të gjithë trupin.

Megjithatë, pasi një person ka kapërcyer lijën, ai do të ketë imunitet më të madh, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Një person mund të infektohet me këtë virus deri në tre javë përpara se të fillojë t’i shfaqet ndonjë simptomë.

Shumica e njerëzve që e kanë pasur këtë virus tashmë kanë zhvilluar një imunitet, megjithëse mund të zhvillohet më vonë në herpes.

Jay Verma, mjek në Qendrën Shëndetësore “Shakespeare” në Hayes, tha se njerëzit potencialisht mund të sëmuren nga lija më shumë se një herë, por kjo është e rrallë.

Tutje, ai sqaroi se ekziston një vaksinë për këtë gjë, por e marrin vetëm personat që kanë një sistem imunitar të dob