Milot Rashica që mungoi në ndeshje ndaj Gjeorgjisë ku skuadra jonë fitoi 1-0, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve.
Rashica do të jetë gati për ndeshjet me Greqinë dhe Spanjën, dhe beson që motivimi që ka marr skuadra pas fitores, do t’i ndihmojë është në këto ndeshje.
“Dëshira kishte me qenë e madhe që të isha më ta, por ata kanë bërë një punë shumë të mirë. Me këtë fitore është kthyer motivimi dhe shpeshojmë që ndeshjen e radhës ta luajmë edhe më mirë”.
“Besoj që fitorja ka ardhur në momentin e duhur, tani motivimi është më i madh. Dy ndeshje shumë të vështirë, por duhet ta përdorimin motivimin e ndeshjes të kaluar dhe dy ndeshjet do të luajmë për fitore”, ka thënë Rashica.
Tutje ai shtoi se Dardanët që do të jenë në stadium do ta ndihmojnë ekipin, ndërsa shpreson që t’i gëzojë me një fitore.
“Dëshira do të ishte t’i kemi të gjithë këtu, por normal edhe ata që do të jenë këtu do të na përkrahin dhe shpeshoj t’i gëzojmë”, përfundoi Rashica.