Ballina E spikatur REAL MADRIDI PËRGATIT OFERTËN MARRAMENDËSE PËR MBAPPEN

REAL MADRIDI PËRGATIT OFERTËN MARRAMENDËSE PËR MBAPPEN

Paris Saint-Germain's French forward Kylian Mbappe reacts after missing a goal opportunity during the French L1 football match between Paris Saint-Germain and Montpellier at the Parc des Princes stadium on February 20, 2019. (Photo by Thomas SAMSON / AFP) (Photo credit should read THOMAS SAMSON/AFP/Getty Images)

Klubi spanjoll, Real Madridi është duke përgatitur një ofertë të lartë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

PSG po përpiqet të lidhë 22-vjeçarin francez me një kontratë të re, pasi marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 2022.

Megjithatë, Real Madridi vazhdon ta ketë objektiv primar Mbappen dhe janë gati të testojnë vendosmërinë e PSG-së me një ofertë fillestare shumë të lartë.

Sipas mediumit Cadena SER, Real Madridi po përgatit një ofertë prej 120 milionë eurosh për superyllin e PSG-së, Mbappe.

Sidoqoftë, PSG tani ka më shumë besim se do ta mbajë Mbappen pas ardhjes së Lionel Messit si transferim falas, me bisedimet e zgjatjes së kontratës që mendohet se janë në vazhdim.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se e ardhmja e francezit është në Parc des Princes, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino ka refuzuar të flasë për të ardhmen e lojtarit.