Ballina E spikatur Restorani me ushqim te përgatitur nga “kuzhinierë robotikë” hapet në Zagreb

Restorani me ushqim te përgatitur nga “kuzhinierë robotikë” hapet në Zagreb

Në një vend ende të pazbuluar në Zagreb, GammaChef, një kuzhinier robotik është i aftë të përgatisë ushqime si rizoto ose makarona me ushqim deti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për robotin që mëson vazhdimisht receta të reja me ndihmën e një kuzhinieri profesional (njerëzor).

Siç bëhet e ditur, sa herë që një kuzhinier përgatit një pjatë të re për herë të parë duke përdorur GammaChef, roboti krijon një recetë dixhitale me të gjitha të dhënat e nevojshme.

Më pas, procesi i automatizuar dhe i patentuar, duke përdorur sensorë, riprodhon të gjitha hapat e recetës, duke ndjekur udhëzimet e një kuzhinieri profesionist.

Bëhet e ditur se aty pritet të ketë pesë robotë të tillë por në restorantin Bots & Pots, ata do të jenë në gjendje të shërbejnë deri në 60 racione në orë.

Madje, funksionimi i restorantit do të digjitalizohet plotësisht dhe do të monitorohet përmes një aplikacioni celular.

Gjithashtu, vizitorët do të jenë në gjendje të zgjedhin ushqimin përmes një ekrani dhe të jenë në gjendje të shikojnë robotin duke përgatitur ushqimin.