Rreth 200 mijë euro iu konfiskohen tatimpaguesve borxhlinj

Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë se edhe sot ka vazhduar me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera.

Prandaj, një pjese të tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë i është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro .

“Aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim”, thuhet në komunikatë.

ATK u zotua se në vazhdimësi do të ndërmarrë veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat.