Serbia në panik! Presidentja Osmani i jep një paralajmërim

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 25 korrik. Takimi i fundit në Bruksel nuk arriti të sjellë një marrëveshje finale por diskutimi për çështje të ndryshme ishte në nivel, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me takimin mes dy vende gjatë ditë së diel ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke u shprehur se Serbia “duhet të jetë më e përgatitur në tryezën e negociatave”.

Osmani këtë deklarim e ka bërë për mediumin austriak ‘Wiener Zeitung’, teksa ka thënë se Kosova ka bërë përparime në disa drejtime, kurse Serbia vetëm ka tentuar ta bllokojë procesin e negociatave.

“Serbia nuk kishte përgatitur asgjë dhe nuk bëri asnjë propozim, ndonëse diçka e tillë është e nevojshme nëse duhet të ketë ndonjë përparim. Në anën tjetër, Kosova ka bërë disa propozime të reja, për shembull mbi marrëdhëniet tregtare rajonale, të drejtat e pakicave ose çështjen e personave të zhdukur. Serbia me sa duket ka refuzuar gjithçka”, deklaroi ajo për mediumin austriak.

Presidentja me këtë deklaratë i bëri me dije shtetit të Serbisë që Kosova nuk do të ketë lëshim as edhe në takimin e radhës, duke i cekur që Serbia duhet të jetë në takimin e radhës më e përgatitur.

Ndër të tjera, Osmani gjithashtu përmendi edhe bllokimin e liberalizimit të vizave nga shteti i Francës, e cila tha se frika e tyre për emigrantët e Kosovës është e paarsyeshme.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se Osmani ka pasur të drejtë në lidhje me deklaratën që nuk do të bëjë Kosova më lëshime.

“Ka pasur të drejtë Presidentja Osmani sepse ne kemi dhënë shumë më pakon e Ahtisarit dhe s’kemi çka të dhurojmë më shumë, çdo hapje e pakos së Ahtisarit, shtetin tonë e bën jo funksional ashtu siç është shteti i Bosnjës, ku bashkësia ndërkombëtare dështoi me projektin e saj. Deklarata e presidentes është një paralajmërim se Republika e Kosovës nuk do t’i nënshtrohet asnjë presioni, as nga BE-ja por as nga Serbia”, u shpreh analisti.

Analisti tutje thekson se Kurti ka deklaruar se do tu jep drejta serbëve, aq sa ata do të jepnin edhe qytetarëve tanë.

Sipas Krasniqit, qeveria e Kosovës duhet të hartojë një platformë për dialogun në mënyrë që të kemi parimet tona dhe të mos nënshtrohemi për asnjë mënyrë.

Kryeministri Kurti i ka bërë më dije se ne do të ju japim të drejta qytetarëve serb, aq sa edhe të ju jepni qytetarëve tanë që janë atje dhe se parimi i reciprocitetit i rregullon edhe marrëdhëniet ndërshtetërorë. Delegacioni i Republikës së Kosovës duhet të hartojë një platformë të mirë lidhur më dialogun, që mos të lëviz nga ato parime që të dimë se ku jemi dhe ku do të shkojmë, për të ditur së çka po presim nga këto bisedime, e jo të nënshtrohemi për asgjë”, tha Krasniqi për “Bota sot”.

Ndërsa, analisti politik Adem Bytyçi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se deklarata e Osmanit është paralajmërim për Serbinë që Kosova nuk do t’i nënshtrohet më asnjëherë Serbisë.

Vuçiqi sipas analistit tashmë e ka kuptuar që me Kurtin dhe Osmanin nuk do të ketë lojëra që ai është mësuar.

“Deklaratat e Presidentes Osmani me rastin e vizitës në Austri lidhur me qëndrimet e Serbisë në negociatat me Kosovën, janë një paralajmërim për Serbinë se Kosova nuk është në gjendje t’i bëjë koncesione Serbisë në dëm të sovranitetit dhe rregullimit politik dhe Kushtetues të Kosovës. Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka kuptuar se me ardhjen e zonjës Vjosa Osmani Presidente dhe z.Albin Kurti Kryeministër, qasja e negociatave Kosovë – Serbi ka ndryshuar në kuptimin që kërkesave të Serbisë në dëm të shtetit të Kosovës iu ka ardhur fundi definitivisht, këtë e ka pranuar edhe vetë Vuçiqi në një seancë të Parlamentit të shtetit serb”, potencoi analisti.

Ai tutje thotë se Vuçiqi po kërkon të ketë një marrëveshje përfundimtare mirëpo që të ketë Asociacion të komunave serbe në Kosovë mirëpo që Osmani dhe Kurti nuk do të bëjnë lëshime.

Analisti uron që SHBA-të të mos bëjnë presion për palën e Kosovës dhe të mos ketë një marrëveshje në dëm të vendit tonë.

“Vuçiq në mënyrë të përsëritur insiston në kompromis për arritjen e Marrëveshjes përfundimtare të paqes Kosovë – Serbi, ky kompromis sipas pretendimeve të Vuçiqit ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë me kompetenca ekzekutive dhe ekstetitorialitet për Kishat dhe Manastirët ortodoks serb në Kosovë, por këto kërkesa të Serbisë vështirë se do t’i pranojë Presidentja Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti. Situata mund të ndryshojë për të keq vetëm nëse SHBA bën trysni në palën e Kosovës, për të pranuar një zgjidhje të disfavorshme për Kosovën, çka është e pa besueshme se mund të ndodhë një lëvizje e tillë nga SHBA ‐të kundër Kosovës”, përfundoi Adem Bytyçi