100 ditë të qeverisë Kurti, me ritme të ngadalta por punë të frytshme

Me ardhjen e qeverisë Kurti, ka ndryshuar edhe vetë imazhi i rrjedhave pozitive në Kosovë, përmes një strukture dhe organizimi funksional, me të cilën spektri i përjetimeve të njeriut të vendit tonë e ka ndjerë prekshëm dhe në mënyrë pozitive kahen e ndryshimeve nga një pushtet që trajton dhe merr përgjegjësitë e problemeve që i ka përpara vetës.

Nuk është fare lehtë të flasim për ndryshimet që janë realizuar për 100 ditë, të qeverisë Kurti, sepse Kosova, ka bërë përpjekje por jo në mënyrë të efektshme për të realizuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të vendit të vet, sepse i ka munguar vullneti politik dhe vizioni strategjik për të krijuar një imazh më të mirë.

Dhe për të ndodhë një ndryshim dhe arritje e mundshme, kjo ka të bëjë thjeshtë me organizimin dhe ndërmarrjen e reformave të reja, dhe me rritjen e mundësive e detyrave, që kanë të bëjnë me tiparin e kulturës së punës, me seriozitetin dhe përkushtimin ndaj detyrave të përcaktuara, poashtu edhe duke treguar atdhedashurinë ndaj vendit të vet.

Qytetari i Kosovës, sikur e ka të qartë sot, se qeveritë paraprake, jo vetëm që e kanë gënjyer dhe zhgënjyer qytetarin e vet me qeverisje dhe me menagjime të dobëta e të zhytura deri në fyt në krim e korrupsion, dhe për atë, populli i ndëshkoi si kurrnjëherë më parë, por për fat të keq, edhe në rrolin e opozitës, kjo klasë politike është e ç’akorduar, sepse karakteret e tyre janë me dy fytyra, por ardhja e qeverisë Kurti, ua ka prishur pakëz rehatinë.

Prandaj, Qeveria Kurti, nuk e ka lehtë të bëjë ndryshime të shpejta në fushat e veprimit, sepse në një mënyrë deri më tani nuk e ka fare përkrahjen e opozitës, e cila për 100 ditët e qeverisë Kurti, kjo opozitë më shumë ka shembur gur e ka krijuar mure mbi punën e kësaj qeverie, se ka bërë diçka të mirë për qytetarët e saj, duke u bërë pengesë në gjitha reformat dhe ndryshimet e ligjeve në Kuvend, si edhe me sjelljet e tyre arrogande, për të ulë prestigjin dhe rrolin e Parlamentit dhe mirëvajtjen e tij në përmbushjen e obligimeve të veta.

Kështu që, të gjitha këto larmi të zhvillimeve për 100 ditë të qeverisë Kurti, janë të lidhura ngushtë edhe me marrëdhënie mes pozitës me opozitën, për të nxjerrë në dritë një fryt të përbashkët dhe të gjithëmbarshëm, ku edhe qytetari i vendit do bindet dhe do merr besimin ndaj liderëve të vet politik, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve të vet.

Prioritet i Qeverisë Kurti, në rend të parë ishte vëmendja dhe përkushtimi ndaj menagjimit me Covidin 19, dhe si duket është padyshim një fitore e madhe ndaj tij, falë një menagjimi të mirëfilltë dhe serioz nga menagjmenti i shërbimëve shëndetësore në krye me Ministrin e Shëndetësisë, z.Vitia, së bashku me stafin e tij ministror dhe shërbimëve shëndetsore, duke siguruar vendit edhe një shumë koxho të mirë të vaksinave, për të ndihmuar qytetarët e vendit.

Një prioritet tjetër, të cilin kryeministri Kurti, nuk e kishte futur në agjendën e prioritetëve kryesore, atë të dialogut me Serbinë, por i shtyer dhe i presionuar nga BE-ja, ia imponuan kryeministrit Kurti, takimin me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me 11 maj të këtij viti, por një kunxh të tillë kryeministri Kurti nuk e provoi, duke parë dhe vërejtur që në fillim laberintet e Serbisë, por edhe të BE-së, e cila shpeshherë fshihet pas perdës së vet të errët ndaj Kosovës.

Kryeministri Kurti, para se të takojë kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fillim u bëri thirrje gjithë liderëve partiak të vendit, në mënyrë që të kordinohen me temat të cilat do ti shtrojnë në Bruksel, dhe për ecurinë e mëtutjeshme të negociatave, pikërisht me një akordim dhe bashkërënditje të temave për të cilat duhet të diskutojmë dhe trajtojmë me palën e Serbisë.

Me 15 qershor të këtij viti në Bruksel, Z. Kurti u takue me Vuçiqin, me çrast ia bëri të qartë se, Kosova është për dialog dhe negociata me Serbinë, për të arritë edhe një marrëveshje të paqës dhe njohje reciproke, por çështja e nogociimit për shkëmbim të territoreve dhe çështjet që prekin sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, nuk do kenë vend në agjendën tonë.

Kryeministri Kurti, zhvilloi edhe disa takime tjera me liderët rajonal, ku gjatë bisedimeve mes tyre, në Samitin e Tiranës dhe Samitin e Vjenës, ishin të pa shmangshme edhe temat rreth negociatave me Serbinë, duke ua bërë të qartë se, Kosova është sot e pavarur, e cila kërkon bashkëpunim ndër rajonal dhe fqinjësi të mirë me gjitha vendet e rajonit dhe botës.

Kryeministri Kurti, ishte i ftuar në një vizitë miqësore nga presidenti i Francës, Emanuel Macron, me çrast kryeministri i vendit tonë i trajtoj disa tema të rëndësishme dhe preokupimet e popullit të Kosovës, e ndër ato tema ishte edhe ndikimi i Francës, apo ndihma e saj rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, sikur që e gëzojnë këtë të drejtë edhe gjitha vendet tjera.

Qeveria Kurti, do veqohet në këto 100 ditë, edhe me iniciativën e saj në fushën e sundimit të ligjit dhe iniciativën për vetingun, si një instrument i nevojshëm për të zbatuar reformat në drejtësi, në veçanti ka nevojë për këtë reformë edhe shoqëria e jonë në Kosovë, e cila ndjenë një dozë tä madhe të përgjegjësisë me keqpërdorimin e detyrave nga zyrtarët dhe njerëzit që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrave të tyre.

Në 100 ditët e Qeverisë Kurti, kemi një situatë tjetër dhe pozitive, një mundësi për të ndaluar keqpërdorimet financiare, të cilat kanë qenë të lidhura përmes një hallke dhe zingjiri të gjerë në mes grupeve dhe klaneve në pushtetet e kaluara, duke i mos dhënë llogari dhe përgjegjësi askujna.

Poashtu në këtë qeveri është arritur të ndalohen disa shpenzime marramendëse të parasë publike, pastaj janë inicue ligjet kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pasurisë së pajustifikueshme.

Janë bërë disa shkarkime të bordeve të Ndërmarrjeve publike, që kanë vepruar në mënyrë të pa kontrolluar dhe me deficite të mëdha. Ndër të tjera, janë anuluar edhe shumë procedura të tenderëve nga qeveritë e mëhershme, të cilat përmes nepotizmit dhe formave tjera mafioze, kanë sjellë vetës dhe klaneve të tyre përfitime të mëdha në kurriz të qytetarëve të vendit.

Në Qeverinë Kurti 2, kemi edhe një përmirësim të situatës ekonomike, ku aktiviteti ekonomik është shtuar për 15%, dhe eksport

et janë rritur për 66%, poashtu dhe të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, që do të thotë se një statistikë e tillë tregon pozitivitetin e një pushteti, i cili brenda një kohe të shkurtër kthehet në bindje të qytetarit të vet dhe në shërbim të vendit.

Poashtu edhe arsimi dhe aftësimi profesional, në Qeverinë Kurti, ka një trajtim prioritar, në mënyrë që arsimi dhe aftësimi profisional ti përgjigjet nevojave të tregut të punës, që do të thotë se në këtë qeveri ka lindur një vullnet i gjithmbarshëm shoqëror, që në thelb qeveriset prej etikës njerëzore, moralit, ndërgjegjës, mirëbesimit, dhe gjithë asaj që buron nga brendia me peshën e vet dhe madhështinë e atdhedashurisë.