Ballina E spikatur TABLETI I LENOVO SILLET EDHE SI NJË EKRAN PORTATIV

TABLETI I LENOVO SILLET EDHE SI NJË EKRAN PORTATIV

Lenovo prezantoi ditën e sotme Yoga Tab 13, versioni global i Yoga Pad Pro lançuar në Kinë në fillim të këtij viti.

Tableti mund të funksionojë si një ekran i jashtëm për një laptop falë një porte të integruar Micro HDMI.

Dhe falë mekanizmit mbajtës prej 180 gradësh, mund ta mbani mbi tavolinë apo edhe ta varni në mur.

Tab 13 u prezantua së bashku me disa tabletë të tjerë Android që Lenovo do ti shesë përgjatë Verës si Yoga Tab 11, Tab P11 Plus dhe modelet buxhetore Tab M7 dhe M8.

Tab 13 funksionon me lapsin Precision Pen 2. Ka një kamër 8-megapiksel me teknologjinë e eliminimit të zhurmave dhe bateri që zgjat 12 orë me një ekran 1080p dhe shkëlqim prej 400 nits.

Tableti kushton 679 dollarë për 8GB RAM dhe 128GB memorie shoqëruar nga një procesor Snapdragon 870.