Ballina E spikatur Tajvani ka prodhuar vaksinën vendore kundër Covid-it, presidentja e merr atë

Tajvani ka prodhuar vaksinën vendore kundër Covid-it, presidentja e merr atë

Tajvani ka nxjerrë një vaksinë të prodhuar në vend për publikun kundër COVID-19, dozën e parë të së cilës e mori presidentja Tsai Ing-wen, në një spital të Taipeit, për të demonstruar besim para masës se sa e sigurt është kjo vaksinë.

E prodhuar nga “Medigen Vaccine Biologics Corp.”, vaksinës iu dha miratim urgjent nga rregullatorët në korrik, por që nxiti kundërshtim të ashpër nga një pjesë e komunitetit mjekësor dhe shkencor të Tajvanit.

Tsai, e cila e kishte shtyrë marrjen e vaksinës Moderna ose Astra Zeneca-vaksinat kryesore aktuale të programit të vaksinimit në Tajvan, të hënën mori vaksinën Medigen.
Presidentja po bisedonte me punonjësit mjekësor derisa ata përgatisnin vaksinën, dhe pyetjes së gazetarëve nëse ishte nervoze në ato momente, ajo u përgjigje me një “Jo”. I gjithë procesi u transmetua drejtpërdrejt në faqen e saj në Facebook.

Ne kemi bërë kaq shumë eksperimente, të gjithë e kanë parë se sa e sigurt është vaksina jonë. Ka shumë pak efekte anësore, pothuajse pa ethe dhe pa efekte të tjera anësore. Prandaj, mendoj se të gjithë mund të jenë të sigurt”, tha shefi ekzekutiv i Medigen, Charles Chen, për Reuters.

Më shumë se 700,000 njerëz janë regjistruar deri më tani për të marrë vaksinën Medigen, e cila pason me një dozë të dytë 28 ditë pas së parës. Deri të premten e kaluar, 40 për qind e popullsisë së Tajvanit prej 23 milionësh kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine COVID-19. Politika e vaksinimit të ishullit është që të ketë përparësi në vaksinimet e para vetëm për grupmoshat më të rrezikuara, siç janë punonjësit mjekësorë, fillimisht duke marrë dy dozat e plota.