Të martën “debuton” VAR-i në futbollin kosovar

Të martën në ndeshjen e Supërkupës së Kosovës, në mes të Prishtinës dhe Llapit për herë të parë do të bëhet inaugurimi i VAR-it, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndër të tjerash, qasje në qendrat mobile të VAR-it do të kenë edhe mediat të martën për të parë se si do të funksionojë sistemi.

Më fillim nga ora 20:45 do të transmetohet ndeshja e Supërkupës drejtpërdrejt në Klan Kosova.