Tre futbollistë premtues nënshkruajnë me Prishtinën

Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me Gentris Leci, Ernis Topalli dhe Olti Mehmeti.

Klubi i futbollit FC Prishtina ka kthyer sytë sërish tek futbollistët e talentuar dhe tejet premtues të futbollit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gentris Leci (21.01.2002) i cili rrjedhë nga futbolli Prishtinas gjegjësisht karrierën e tij sportive e fillojë tek KF Kosova VR (2008-2013) ndërsa nga viti 2013 ishte pjesë e akademisë FC Prishtina nëpër të gjitha gjeneratat zingjirore deri tek ekipa U19, Leci gjithashtu ishte pjesë e Përfaqësuesës së Kosovës tek kategoritë U15 dhe U17

Ernis Topalli (01.09.2003) i cili gjithashtu vjen nga futbolli vendor, KF Vizioni Ferizaj (2016-2020) ndërsa nga viti 2020 pjesë e FC Prishtina U19 edhe pse në moshë të re, ku arriti ti bind stafin teknik dhe drejtuesit e klubit me aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Olt Mehmeti (29.04.2002) futbollist i cili vjen nga treva e Anamoravës ku karrierën e tij e filloi tek FC Drita në vitin 2008 e deri më tani kur ishte pjesë e ekipës U19 dhe të asaj seniore nga viti 2019”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.