Ballina E spikatur Twitter po ndryshon përsëri kontrastin e butonave

Twitter po ndryshon përsëri kontrastin e butonave

 

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa njerëz kanë raportuar tendosje të syve, dhimbje koke për shkak të kontrastit më të lartë vizual në ngjyrat e butonave – dhe jo vetëm.

Ne po bëjmë ndryshime të kontrastit në të gjithë butonat për t’i bërë ato më të lehta për sytë sepse na thatë se pamja e re është e pakëndshme për njerëzit me ndjeshmëri shqisore”, ka thënë Twitter.

Ne kemi identifikuar probleme me fontin Chirp për përdoruesit e Windows dhe po punojmë në mënyrë aktive në një rregullim. Faleminderit për durimin tuaj dhe ju lutemi na tregoni nëse keni reagime shtesë”, është thënë më tej.

Ndryshe, ditë më parë Twitter kishte njoftuar disa ndryshime vizuale për faqen e saj të internetit dhe aplikacionin celular duke përfshirë një font të ri.