Xhaka e zgjatë kontratën me Arsenalin deri më 2025

Granit Xhaka ka nënshkruar një kontratë të re me Arsenalin, e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2025.

Xhaka u transferua te Arsenali në vitin 2016, nga atëherë ka qenë njëri prej lojtarëve kyç të Arsenalit.

Rreth të ardhmes së 28 vjeçarit kishte spekulime se mund të largohej pas pesë viteve në Londër për t’u bashkuar me ekipin e Jose Mourinhos në Romë.

Por pasi bëri një kthesë të papritur mbi të ardhmen e tij, Xhaka tani do të vazhdojë si një lojtar i Arsenalit pasi ka rënë dakord për një marrëveshje të re që do të zgjasë deri në vitin 2025.