Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i është nënshtruar operacionit sot.
Anësori i Baselit ka njoftuar se operacioni ka kaluar me sukses dhe mezi pret të rikthehet në fushë
“Operacioni shkoi mirë falë të gjithëve për mesazhet, mezi pres të kthehem përsëri në fushë. Do të kthehem më i fortë se kurrë” – shkroi Zhegrova në Instagram.
Edon Zhegrova pësoi një dëmtim në meniskun e jashtëm të gjurit të tij të djathtë gjatë lojës në shtëpi kundër Servette FC të dielën e kaluar, 8 gusht 2021 dhe do të mungojë për disa javë.
Sipas të gjitha gjasave, Zhegrova do të mungojë në ndeshjet që Kosova i luan në shtator.