Zyrtare: Romelu Lukaku rikthehet te Chelsea

Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Romelu Lukaku për 115 milionë euro.

Lukaku u largua nga Interi pas vetëm dy sezoneve, duke e bërë atë shitjen më të shtrenjtë ndonjëherë në Seria A, njofton Klankosova.tv.

Belgu ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ku do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Lukaku tha se tani po kthehet më i fortë në Premier League.

“Po kthehem me shumë përvojë dhe më i pjekur”.

28-vjeçari bëri 95 paraqitje zyrtare në fanellën e Interit, duke shënuar 64 gola dhe duke siguruar 16 asistime, duke pasur një rol vendimtar në fitimin e Scudetos.