Pakoja për Ringjallje Ekonomike, deri më tani kanë aplikuar 917 punëtorë të ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për të përfituar nga masat 1.1, 1.2 dhe 1.3, deri më tani kanë aplikuar 344 biznese për 917 punëtorë.

Lidhur me këto aplikime, ATK-ja tha se sipas statistikave vërehet se numri më i madh i punëtorëve që kanë aplikuar është për masën 1.3 mbështetja e punësimit të grave, për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, përcjell Klankosova.tv.

“Pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur, konform kritereve dhe kufizimeve të përcaktuara me vendimin për zbatimin e masës 1.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nr. 40/2021, të datës 29 korrik 2021”,

“Ndërsa, për masën 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj (maximum deri në 170 € bruto), si dhe masa 1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar, do të bëhet subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022”, thuhet në komunikatën e ATK-së.