Dhurimi: si organet e Muhammad-it, vrarë nga izraelitët, shpëtuan 5 hebrenj

Familja e Muhammad Mahmid Qiyan, një adoleshent arab i vrarë nga një oficer policie izraelit gjatë protestave të fundit, vendosi të dhurojë organet e tij në Umm al-Fahm dhe t’i përgjigjet vdekjes me jetë, raporton gazeta izraelite Jerusalem Post.

Xhaxhai i Muhamedit, Mahmid, në një intervistë me Jerusalem Post, në emër të familjes shpjegoi pse vendosën të dhuronin organet e tij.

“Familja donte t’u dërgonte një mesazh të gjithëve se përkundër atij polici racist fashist që qëlloi Muhamedin, përkundër racizmit, neglizhencës dhe diskriminimit, përgjigjja e kësaj familjeje të guximshme dhe të edukuar është t’i tregojë çdo qytetari të Izraelit se çfarë është njerëzimi, dhembshuria, feja dhe jeta”.

Të gjithë, përveç një prej marrësve të organeve të Muhammad-it, janë hebrenj.

Zemra e Muhammad-it u transplantua tek një 37-vjeçar nga Qendra Mjekësore Sheba, Tel Hashomer.

Mushkëritë e tij iu një dhuruan 66-vjeçari, gjithashtu në Sheba.

Një 69-vjeçar nga Qendra Mjekësore Rabin mori një mëlçi, ndërsa një lob i mëlçisë u transplantua tek një foshnjë njëvjeçare.

Veshkat e Muhamedit iu dhuruan një 16-vjeçari në Kampusin Shëndetësor Rafam të Haifa-s dhe një 35-vjeçari në Qendrën Mjekësore Sourasky në Tel Aviv.

“Fakti që jetët e pesë hebrenjve dhe një arabi u shpëtuan e bën nënën e Muhamedit dhe mua shumë të lumtur,” i tha babai i të ndjeri Muhamedi, Mahmoudi, për gazetën izraelite Walla.

“Ne i respektojmë të gjithë njerëzit, arabë dhe hebrenj”.