Monday, October 25, 2021
Ballina E spikatur Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave.

Ngrënia çdo ditë e kumbullave të thata ndihmon në parandalimin e rënies së dendësisë kockore.

Sipas disa studimeve shkencore të kohëve të fundit, të cilave i referohet AgroWeb.org konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirësojë shëndetin e kockave.

Kumbullat e thata përmbajnë një profil të pasur vlerash që përmirësojnë shëndetin e kockave. Kumbullat e thata përmbajnë vitaminë K, kalium dhe shumë antioksidantë.

Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral është i një rëndësie të madhe sepse neutralizon acidet e dëmshme që shterojnë dendësinë kockore. Për më tepër, kaliumi shërben për të ruajtur sasitë e kalçiumit në trup dhe pengon nxjerrjen e tij nëpërmjet urinës.