Kosova është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022” kundër Greqisë në Prishtinë.
Ndeshja po zhvillohet në prani të rreth 500 tifozëve në “Fadil Vokrri” dhe në mesin e tyre janë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë para tri ditësh në udhëtim.