Ballina Imazh Bukuri Maska me 3 përbërës është fiks çfarë ju duhet pas plazhit

Maska me 3 përbërës është fiks çfarë ju duhet pas plazhit

 

Nëse e mbyllët me plazhin, e dini që përveç të tjerave, ju pret një detyrë që kërkon shumë vullnet dhe kujdes. Lëkura dhe rigjenerimi i saj! Orët e gjata në diell, deti, make up-i e gjithçka tjetër bën që nevoja për t`u kujdesur të jetë edhe më e madhe. Me pak fjalë, keni nevojë për më shumë maska.

Maska që do të shihni tani duke qenë se ka dy përbërës me veti pastruese edhe rigjeneruese do t’ua bëj lëkurën më të butë dhe më të zbardhur pas lufton shenjat! Përgatiteni dhe aplikojeni të paktën 1 herë në javë.

Përbërsit:

  • 2 lugë qumësht
  • 1 lugë mjaltë
  • Disa pika lëng limoni

Mjaltin e shkrire shtojeni tek qumeshti edhe përziejini mirë. Pasi ta keni bërë, shtoni lengun e limonit. Merrni pak pambuk edhe vendet ku keni shenja fërkojini butësisht me këtë përbërje. Pasi ta keni aplikuar në lëkurë, lëreni për 10 minuta. Në fund mund ta shpëlani me ujë të rrjedhshëm dhe me larësin që përdorni gjithmonë.