Kuvendi miraton projektligjin për marrëveshjen financiare prej 60 milionë eurosh me Hungarinë

Kuvendi i Kosovës me 87 vota për e ka miratuar projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër 1 të marrëveshjes ndërkombëtare me shtetin e Hungarisë.

Ky projektligj do t’i sjellë Kosovës implementimin e kredisë prej 60 milionë eurosh.

Pro këtij projektligji u shprehën edhe partitë opozitare.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me anë të ndryshimit të këtij amendamenti bëhet zgjatja e afatit të implementimit dhe kthimit të kredisë.

“Me këtë projektligj krejt çka po bëhet është zgjatja e afatit të implementimit dhe kthimit për këtë kredi në mënyrë që të implementohen, për shkak se ka pasur ngecje. Me gjithë faktin se kredia ka qenë e ratifikuar nuk ka ecur asgjë tutje për këtë projekt”