Një anije kozmike është nisur në një mision për të testuar teknologjinë që një ditë mund të largojë një asteroid të rrezikshëm me qëllim të ndryshimit të kahjes së tij.
Misioni Dart i NASA-s dëshiron të shohë se sa e vështirë do të ishte të ndalonte një shkëmb të madh hapësinor nga përplasja me Tokën
Anija kozmike do të përplaset me një objekt të quajtur Dimorphos për të parë se sa mund të ndryshohet shpejtësia dhe rruga e saj.
Nëse një pjesë e mbeturinave kozmike me një gjatësi prej disa qindra metrash do të përplasej me planetin tonë, ajo mund të shkaktojë shkatërrim në të gjithë kontinentin.
Ky mision realizohet me anijen kozmike Falcon 9, të prodhuar nga kompania SpaceX e miliarderit, Elon Musk.
Anija kozmike është nisur në Hapësirë në orët e para të mëngjesit nga Kalifornia.
“Ne jemi duke tentuar të mësojmë si të shmangin një kërcënim”, ka thënë shkencëtari i NASA-s, Thomas Zuburchen, duke komentuar projektin në vlerë të 330 milionë dollarëve, njëherësh të parin e këtij lloji.