Nutricionistët rekomandojnë pesë ushqime dimërore për humbje peshe të shëndetshme

Kur ndryshojnë stinët, është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë duke marrë parasysh faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në të.

Nutricionistët thonë se është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë duke ndryshuar dietën, veçanërisht për ata që duan të humbin peshë.

Këto janë pesë ushqimet që ata i rekomandojnë për humbje peshe të shëndetshme

1.Karrotat

Karrotat janë të mbushura me fibra, të cilat kërkojnë kohë për t’u shpërbërë dhe tretur, duke ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë. Mund t’i hani ashtu siç janë ose t’i shtoni në smoothie, sallata apo edhe supa, transmeton Klankosova.tv.

2.Kanellë

Kjo erëz mund t’ju ndihmojë të humbni një ose dy kilogramë. Kanella ndihmon në ringjalljen e metabolizmit në mënyrë natyrale. Sipas një studimi të botuar në Journal of Nutritional Science and Vitaminology, kanella stimulon metabolizmin e indit dhjamor “visceral” dhe përshpejton humbjen e peshës.

3.Farat e njohura me emrin “fenugreek”

Farat  “fenugreek” janë efektive në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe nxisin sekretimin e insulinës. Ato gjithashtu janë të dobishme edhe në nxitjen e metabolizmit.

4.Fruti i njohur si “Guava”

Guava është një nga frutat e dimrit që mbulon rreth 12 përqind të marrjes suaj të rekomanduar ditore të fibrave. Është gjithashtu efektiv në forcimin e sistemit tuaj të tretjes.

5.Spinaqi

Spinaqi mund të përshpejtojë dhe lehtësojë procesin e humbjes së peshës. Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni vetëm një filxhan spinaq për të hequr qafe yndyrën e trupit.