Anglia dhe Danimarka kanë shënuar të dyjat nga një herë në portën e njëra tjetres në pjesëlojën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2020.
Mikkel Damsgaard ka kaluar në epërsi danezët në minutën e tridhjetë pas një goditje dënimi, ku ka realizuar një gol të bukur.
Barazimi i anglezëve ka ardhur përmes autogolit të Simon Kjaer në minutën e 39-të.