Shqiptari që projektoi makinën elektrike “Hummer EV”

Shqiptarët po korrin suksese të mëdha në sport, art, kulturë dhe në shumë fusha të tjera.

E Gjergj Shashka, nga Vlora është projektuesi i makinës elektrike “Hummer EV”, të cilin e prezantoi dhe testoi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.

Shashka foli rreth projektit në Radio Televizionin e Kosovës.

Kam qenë prezent, presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”.

Projektuesi shqiptar thotë se është me fat që ka zgjedhur këtë drejtim dhe që është pjesë e fabrikës General Motors, ndërsa bashkëpunon edhe me vendet tjera të botës.

Isha me fat që jam futur në këtë fushë por me një rrisk në fillim sepse në qoftë se industria nuk do të vinte në drejtim të makinave elektrike do të ishte e vështir për të gjetur një punë tashmë jam përgjegjës edhe për vendet tjerat si Kina, Izraeli , Italia me grupe të ndryshme në botë”.

Miratimi i ligjit të infrastrukturës nga qeveria amerikane, i cili përfshin edhe ligjin për makinat elektrike, ka bërë që të rritet prodhimi i tyre.

Këtë ligj përfshihet makinat elektrike është edhe infrastruktura e mbushjes të këtyre makinave do të ndërtohen karikues në parkingje nëpër rrugë që klientët të kenë mundësinë të karikohen në rrugë”.

Shqiptari theksoi se në muajt në vijim do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV, ndërkaq u bëri thirrje të rinjve që ta sfidojnë veten në fushën e inxhinierisë.