Sikur të jesh në Mars, publikohen pamjet 360° nga NASA

Një robot i lëshuar nga NASA në planetin Mars ka shkrepur disa imazhe tepër të pastra përreth vetes.

Në foton e publikuar 360°, secili prej nesh mund të vëzhgojë se si duket planeti i kuq që në fakt ka shumë ngjashmëri me tokën, përveç se mungon bimësia.

Në pamjet e publikuara ka një shkrepje prej 360 gradësh, ku të mundësin rrotullimin e pamjes si të ishe në të vërtetë në planetin Mars. Për të realizuar këtë mozaik janë shkrepur  62 imazhe. Gjithçka tjetër në këtë mozaik fotosh janë origjinale.