Fituesi i titullit të kampionit, Prishtina dhe fituesi i kupës, Llapi do të luajnë sot në kuadër të Superkupës.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit do të hap zyrtarisht garat për stinorin e ri futbollistik në Kosovë.
Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Në duelin mes Prishtinës dhe Llapit për herë të parë në futbollin kosovar do të përdoret VAR-i.