Uji i hudhrës bën mrekulli

Hudhra përveçse u jep gatimeve një shije të mrekullueshme, ajo ka dhe vlera të panumërta për shëndetin.

Përbërësit: një thelbi hudhër, një gotë me ujë (jo të mbushur plotë)

Përgatitja: Mjafton që hudhrën ta shtypni ose ta prisni në pjesë shumë të imta me ndihmën e thikës. Hudhrën e grirë imët ta përzieni në një gotë me ujë e më pas ta pini. Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes. Për personat që vuajnë nga tension i ulët, nuk këshillohet që të përdoret.

Përfitime – Përfitimet kryesore të hudhrës qëndrojnë tek aftësia për të parandaluar rënien e flokëve, përmirësuar shëndetin e lëkurës, forcuar sistemin imunitar, ulur tensionin e gjakut, rritur qarkullimin e gjakut, pastruar trupin, qetësuar frymëmarrjen dhe ndihmuar në rënien në peshë. Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, infeksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato. Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer.

Vlerat e forta të hudhrës kundër baktereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve ndihmojnë për mbrojtjen e imunitetit. Sipas të dhënave hudhra është e shkëlqyer për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes. Ajo është efikase në parandalimin dhe kurimin e tuberkulozit, azmës, bronshitit dhe kollës. Efikasiteti i hudhrës është më i lartë nëse hahet e gjallë ose e pjekur në furrë.