Shumë njerëz që punojnë në një zyrë para një kompjuteri e dinë mirë vuajtjen e dhimbjes së shpinës.
Ja një listë e ushtrimeve 1-minutëshe që do ju ndihmojnë për të forcuar muskujt e shpinës për të shmangur dhimbjet në të ardhmen. Stërvitja do të zgjasë vetëm një minutë dhe duhet ta bëni atë çdo ditë, në çdo moment që të gjeni kohë.
1-Forcimi i shpinës dhe streçing i muskujve të pasëm dhe atyre abdominalë. Shtrohuni me shpinë drejtë dhe mblidhini këmbët para. Më pas shtrijini to sa majtas-djathtas duke prekur dyshemenë por pa e lëvizur pjesën e sipërme të trupit.
2-Qëndroni shtrirë mbështetur mbi kurriz dhe më pas kaloni këmbën e djathtë sipër të majtës duke lëvizur vetëm pjesën e poshtme të trupit. Të njëjtën gjë bëni edhe me këmbën tjetër si në figurë.
3-Nëse ju dhëmbin shpatullat dhe pjesa e sipërme e kurrizit atëherë qëndroni mbështetur mbi duar dhe gjunjë. Më pas nxirreni kurrizin jashtë duke ulur kokën poshtë dhe ngrini kokën lartë duke e harkuar trupin nga brenda.
4-Bëni pozicionin e biçikletës në ajër. Ky shtrim do të tërheq muskujt e shpinës dhe do ju lirojë nga dhimbjet. Lëvizini këmbët në ajër sikur të ishit duke i dhënë biçikletës pa prekur në tokë.