Intel prezantoi çipin Xeon D-2100 për teknologjitë e fundit

Procesori i ri vjen si pjesë një përpjekje të gjigandit teknologjik për të qëndruar në krye të teknologjive të reja dhe internetit të gjërave.

Ndërsa zhvillojmë teknologji akoma edhe më të sofistikuara për makinat me sistem vetëdrejtimi dhe sensorë e internetit të gjërave, medoemos do të nevojitet më shumë fuqi kompjuterike.

Kjo do të thotë se në vend që të dhënat të dërgohen në cloud për tu përpunuar, ato mund të përpunohen në vetë pajisjen sepse sadopak vonesa transmetimi, ato janë shumë kur bëhet fjalë për sasi të mëdha të dhënash.

Intel prezantoi një çip të ri sot, Intel Xeon D-2100, për tu ofruar konsumatorëve teknologji të prakrahasueshme në treg.

Procesori i ri vjen si pjesë një përpjekje të gjigantit teknologjik për të qëndruar në krye të teknologjive të reja dhe internetit të gjërave.

Ai u jep konsumatorëve harduer të rrjet të integruar hardueri, siguri dhe fuqi të lartë. Çipi përmban 18 bërthama Intel Xeon të arkitekturës Skylake dhe fuqi kriptografike, dekriptimi dhe enkriptimi prej 100Gbps që Intel e quan “QuickAssist Technology.”

Intel ka ndërtuar një rrjet partnerësh për çipet e reja me kompani si Dell EMC, Ericsson, NEC, NetApp dhe Palo Alto Networks.

Kompania e sheh mjaft të dobishëm për teknologjitë që kërkojnë kapacitete 5G që po zhvillohen si realiteti virtual, realiteti i shtuar dhe makinat autonome. /PCWorld Al