Portali e-Kosova është sporteli i vetëm elektronik i ofrimit të shërbimeve online të administratës shtetërore. .
eKosova tanimë është ofruar në dispozicion të qytetarëve, si rezultat i përkushtimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës.
ASHI përmes Platformës eKosova, synon të digjitalizoi dhe ofroi sa më shumë shërbime online për qytetarët dhe bizneset.
Kjo po arrihet falë ekspertëve të përfshirë në këtë projekt, si dhe përkushtimit të kolegëve të ASHI-së, që po mbështesin qytetarët Kosovës, të cilët përmes Platformën eKosova po marrin shërbime nga distanca, si:
tërheqje e faturave të tatimit në pronë,
termine për vaksinën anti Covid,
termine për leje qëndrimi për të huaj,
aplikim për grante, dhe
verifikim i gjobave në trafik.
Qytetar, për të regjistruar #profilin tuaj 😊
Vizitoni: https://ekosova.rks-gov.net
E gjithë procedura realizohet me 4 hapa të thjeshtë:
✅Regjistrohu në eKosova, si qytetar, me të dhënat tuaja
✅Zgjedhni llojin e llogarisë
✅Ngarko ID tuaj (letërnjoftimin) për qasje në shërbime
✅Do pranoni SMS kod në telefonin tuaj
✅Kliko regjistrohu
Mjafton të keni një 💻 kompjuter, 📲telefon apo tablet.
ASHI – Agjencia e Shoqërisë së Informacionit